.
Published On: Mon, Nov 18th, 2013

Lëmosha, një dukuri shqetësuese

Share This
Tags

lypsar-varferiGjakovë- Dukuria e kërkimit të lëmoshës, është një problem kompleks mjaftë i theksuar edhe në komunën e Gjakovës. Të gjithë ne jemi dëshmitar të lypësve të shumtë të cilët ngarendin nga vendi në vend për të kërkuar kryesisht para, nga qytetarët e rastit në rrugë, restorante e gjetiu.

Sipas zyrtarëve policorë në komunën tonë kjo dukuri, jo rrallë është e ndërlidhur edhe me vjedhje të shpeshta me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe si e tillë  kërkon angazhimin e shumë faktorëve, në mënyrë që të  parandalohet.

Në këtë drejtim krahas eliminimit të kësaj dukurie, në fokus të angazhimit të të gjithë faktorëve relevant duhet të jetë edhe  mbrojtja e fëmijëve nga keqtrajtimi fizik dhe psikik, duke i larguar ata nga kërkimi i lëmoshës.

Fëmijët që dalin në rrugë për të kërkuar lëmosh në të shumtën e rasteve e braktisin edhe shkollën. E gjithë kjo e bënë më përgjegjëse shoqërinë tonë në përgjithësi dhe kërkon impenjim shumë më serioz në zgjidhjen e kësaj problematike./radiogjakova/