.
Published On: Sat, Jan 31st, 2015

Lëshohen faturat e reja të tatimit në pronë

Share This
Tags

gjakova-Komuna e Gjakovës, gjegjësisht drejtoria komunale për Buxhet e Financa ka lëshuar faturat e reja të tatimit në pronë për vitin 2015. Pagesa e tatimit për vitin 2015 bëhet në dy këste dhe atë deri më me 30 qershor për këstin e pare dhe deri më 31 dhjetor për këstin e dytë.

Sipas zyrtarëve të drejtorisë për Buxhet e Financa, faturat do të dorëzohen tek secili tatimpagues, por megjithatë, secili person i cili nuk ka marrë faturë për pronën e paluajtshme që posedon apo shfrytëzon, mund ta merr një kopje të faturës tatimore në Zyrën e Tatimit në Pronë në objektin e Komunës së Gjakovës.

Sipas këtyre zyrtarëve, nëse tatimi në pronë nuk paguhet në datën ose para datës së përcaktuar për pagesë do t’i nënshtrohet dënimit në një shumë të hollash që është e barabartë me 10% të obligimit tatimor.

Gjithashtu, në tatimin e pa paguar do të aplikohet edhe kamata prej 1% e cila llogaritet në baza mujore. Ankesa lidhur me ndonjë parregullsi në faturën tatimore bëhet më shkrim brenda tridhjetë ditësh nga pranimi i faturës së tatimit, duke ju drejtuar Bordit Komunal të ankesave./radiogjakova/