.
Published On: Wed, Jul 6th, 2016

Lider të subjekteve politike në Gjakovë shprehin mesazhe urimi per festen e Fiter bajramit

Share This
Tags

Urime me rastin e Fiter Bajramit, qytetarëve të komunës së Gjakovës, ju kanë derguar edhe disa parti dhe lider të subjekteve politike në komunën Gjakovës. “Të ndërua besimtarë të fesë Islame Pas muajit të sakrificës, solidaritetit dhe forcës për të besuar, muajit të shenjët të Ramazanit, Allahu ju pranoftë agjerimin, me këtë rastë pranoni urimet më të sinqerta për festën e madhërishme të Fitër Bajramit. Urojë që shëndeti, sukseset dhe begatia familjare të ju përcjellë përherë – Urime dhe me Fat” – thuhët në urimin e kryetarët të degës së LDK-së Luan Gola.

Në anën tjetër në urimin e degës së AAK-së në Gjakovë thuhët” AAK dega në Gjakovë uron Bashkësinë Islame në Gjakovë, dhe gjithë besimtaret myslimanë për festën e madhe të Bajramit, që vjen pas muajit të bekuar të Ramazanit. Gjithë të mirat për juve dhe familjet tuaja!

Ndërkaq, në urimin e Kryetarit të PDK-së dega në Gjakovë, Hajdar Beqa, ndër të tjera thuhët “Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në të gjithe besimtareve islam t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste, gëzimi, solidaritet, dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari.Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë- ka uruar Beqa.

“Të nderuar besimtarë musliman,vëllezër dhe motra. Fillimisht ju përgëzojmë për përkushtimin dhe devotshmërinë tuaj ndaj Zotit të Madhërishëm gjatë Muaji të Bekuar të Ramazanit.Zoti i Gjithëmëshirshëm ju shpërbleftë me të gjitha begatitë dhe mirësitë e tij sublime, juve dhe familjet tuaja. Duke shprehur admirimin per devotshmerine ,njëherit duke shpresuar që muaji i Ramazanit të ketë lënë gjurmë të pashlyera në shpirtin e besimtarëve, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e

festës së Fitër Bajramit”- thuhët në urimin e kryetari i Partisë së Drejtësisë – dega në Gjakovë, Bahri Bokshi.