Lirohet “Pinço”, pritet me gëzim nga familjarë e miq
Të enjten është liruar nga burgu Padinska Skela në Beograd ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjakova, Anton Lekaj.
Lekaj, i njohur ndryshe si “Pinço”, ka qenë i dënuar nga Gjykata për Krime të Luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile.
Në orët e mbrëmjes së të enjtes, ai ka mbërritur në Gjakovë ku është pritur me gëzim nga familjarë, miq dhe dashamirë të kësaj shtëpije.
Lekaj ishte arrestuar në gusht të vitit 2004 në Podgoricë të Malit të Zi dhe më pas ishte ekstraduar për një kohë record drejt Serbisë./radiogjakova/