Luftëtarët e rënë në Betejën e Kosharës rivarrosen në Kompleksin Memorial
Në Kosharen legjendare, krahas punimeve në ndërtimin e kompleksit memorial, paralelisht është duke u zhvilluar edhe procesi i rivarrimit të të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë për atdheun në Betejën e Kosharës. Ish komandanti i Luftës së Kosharës, Hisen Berisha, i cili është i autorizuar nga Qeveria për zbatimin dhe monitorimin e këtij procesi, ka thënë se projekti i kompleksit memorial në Koshare ish ideuar nga vet luftëtarët, ndërkohë që pamja e tij në brendi do të ketë karakteristikat dhe veçorit luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur është fjala tek procesi i rivarrimit, në Kompleksin Memorial dje është bërë rivarrimi i trupit të pajetë të dëshmorit nga Gjakova, Dukagjin Ruzhdi Vula, ndërkohohë që gjatë ditëve në vazhdim, në këte memorial pritet të rivarrosën edhe luftëtarët-dëshmorë tjerë nga Gjakova të rënë në këte betejë, si Bashkim Idrizi, Korab Binxhia, Gjafer Thaqi, Genc Bytyqi e të tjerë. Duke folur për këtë proces, ish komandanti i Luftës së Koshares, Berisha ka përshëndetur moralin e familjarëve të dëshmorëve për të ç’varrosur dhe rivarrosur trupat e më të dashurve të tyre. Ndryshe për rregullimin e Kompleksit Memorial në Koshare të Gjakovës, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milion euro, ku pos ndërtimit të këtij kompleksi me një varg objektesh përcjellëse, do të asfaltohet edhe rruga deri në fshatin Botushë. Nisur nga karakteristikat meteorologjike të kësaj zone kufitare, punimet e tërësishme pritet të përfundojnë në pranverë të vitit të ardhshëm.