“Marshimi i heshtur” për të nderuar Zarushin
Gjakovë- Me organizim të Klubit të Çiklizmit “Gjakova 137” të dielen (sot) organizohet “Marshimi i heshtur” me biçikleta për të nderuar Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina e cila u aksidentua ditë më parë.
“Marshimi i heshtur” fillon në ora 13:00 para Hotel Pashtrikut ndërsa asaj mund t’i bashkangjiten edhe qytetarët e ndryshëm me biçikletat personale. Marshimi përfundon në vendin ku u aksidentua Zarushi për të bërë më pas homazhe.
“Me këtë organizim duam të dërgojmë edhe një apel tek vozitesit e automjeteve që të jenë më të kudesshëm dhe të na konsiderojnë të barabartë në trafik. Ne shpresojmë që aksidente të tilla më të mos ndodhin”, mbyllet noftimi i Klubit Çiklistik “Gjakova 137”./radiogjakova/