.
Published On: Thu, Nov 21st, 2013

Mbahet “Dita e Gruas Fermere 2013”

Share This
Tags

dita-gruas-fermereGjakovë- Viteve të fundit në bujqësinë kosovare mjaft aktive janë edhe femrat të cilat krahas meshkujve në shumë fusha të prodhimtarisë bujqësore po arrijnë rezultate të mira.

Në këtë kontekst edhe gratë fermere të komunës së Gjakovës  janë dalluar në arritjen e rekordeve në prodhimtarinë e pemëve të imta, posaqërisht në prodhimtarinë e drdhëzave pastaj në perimtari, bletari dhe në blegtori, vecanerisht në industrinë përpunuese  të qumështit.

Për të vlerësuar kontributin e femrave në bujqësi në Prishtinë me organizim të Ministrisë së Bujqësisë mbahet manifestimi “Dita e Gruas Fermere 2013”, i cili sivjet po organizohet për herë të dytë në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë organizim përveç rreth 200 grave fermere, do të jenë edhe  zyrtarë të  USAID-it, të  Bankës Botërore në Kosovë, të  Grupit të Grave Deputete,  si dhe përfaqësueset e shoqatave të grave në Kosovë.

Sic bëhet e ditur në kuadër të këtij manifestimi, për fermeret më të suksesshme në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore do të ndahen edhe shpërblime./radiogjakova/