Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve
Bordi i drejtorëve të Komunës së Gjakovës ka diskutuara rreth projekt-propozimit të Buxhetit komunal për vitin 2015, për të cilin, Drejtoria për Buxhet e Financa ka paraqitur vijat buxhetore për vitin e ardhshëm si dhe të hyrat dhe shpenzimet në të gjitha dikasteret përkatëse.
Është diskutuar edhe për projekt-propozimin e Rregullores Komunale për Tatimin në Pronë të paluajtshme. Bordi drejtorëve ka shqyrtuar edhe kërkesat e Drejtorisë së Kulturës që ishin të natyrës financiare lidhur me mbështetjen financiare për realizimin e festivalit të kuzhinës “Gourmonde”, pastaj kërkesa për realizimin e shfaqjes me kukulla që do të organizohet në 38 shkolla të komunës së Gjakovës të ciklit nga klasa e I deri të IV.
Ndërsa është folur edhe për kryerjen e obligimeve financiare për aktivitetet e koncertit të rok grupit nga Kalifornia “Tito&Tarantula” dhe festivalit “Sofra”. Drejtorët e Bordit, kanë prezantuar edhe kërkesën për subvencionimin e shoqatave bujqësore me pajisjet e përdoruara të linjave të përpunimit të qumështit dhe pemëve e perimeve që ndodhën në Qendrën Demonstruese Agro-Zooteknik “Butina e Begut” në Korenicë si dhe për ndërtimin e kanalit për ujitje në fshatin Dobrosh.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mërqinjës Sociale ka paraqitur kërkesën për mbështetjeje financiare për ndërtimin e një shtëpia dhe për strehim të një familje në banesat sociale. Është paraqitur edhe një kërkesë tjetër nga banorët e fshatit Shqiponjë që ka të bëjë me hapjen e një pusi për ujë të pijes./radiogjakova/










