.
Published On: Tue, Oct 28th, 2014

Mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve

Share This
Tags

mimoza-kKërkesat për ndihmë financiare dhe kërkesat për strehim kanë qenë temat që kanë zënë pjesën më të madhe të diskutimit në mbledhjen e radhës të bordit të drejtorëve në komunën e Gjakovës, gjë që dëshmon se këto dy çështje, varfëria dhe mungesa e një kulmi mbi kokë, janë ato që po shqetësojnë më së shumti qytetarët e komunës sonë.

Megjithatë, në këtë takim kanë zënë vend edhe çështje tjera që ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së organeve komunale, siç është raporti financiar për periudhën janar – shtator, raport i cili është prezantuar nga drejtori komunal për buxhet e financa Teki Shala. Sipas tij, në periudhën janar-shator komuna ka realizuar të hyra vetjake 2 milion e 30 mije euro, ose 84.51 % të planifikimit vjetor. Për këtë periudhë  nga grandi qeveritar janë shpenzuar 12 milion e 716 mijë euro apo 94.65 %. Ndërkohë, vlera e shpenzimeve nga të hyrat vetjake komunale  është 1 milion e 500 mijë euro, apo 75.12  % të mjeteve të alokuara.

Prej shumës  297 mijë e 900 euro, si mjete të bartura nga viti paraprak, janë shpenzuar 255 mijë e 170 euro. Nga ana tjetër më së paku janë shpenzuar mjete e grumbulluar nga participimet dhe donacionet. Nga kjo vijë buxhetore prej 161 mijë euro, janë shpenzuar vetëm 20 mijë  e 391 euro.  Shala ka prezantuar edhe  shumën  e paguar të borxhit komunal që është bartur nga viti i kaluar dhe vitet tjera e që është 3 milion e 400 mijë euro, ndërsa kanë mbetur aktualisht edhe 2 milion e 500 mijë euro, shumë kjo, që sipas Shalës mund të jetë edhe më e madhe, pasi borxhet nga operatorët po paraqiten kohë pas kohe e që komuna nuk ka të dhëna për to./radiogjakova/