.
Published On: Mon, Sep 25th, 2017

Mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri

Share This
Tags

Të hënën u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Fillimisht komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj ka dhënë raportin për periudhën janar-shtator 2017, i cili ka vlerësuar se situata në komunën e Gjakovës për këtë periudhë ka qenë e qetë dhe stabile.

Diana Qarkaxhija, drejtoreshë e Arsimit, raportoi për fillimin e vitit të ri shkollor duke theksuar se edhe këtë vit janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se çdo gjë po shkon sipas plan programit të paraparë.

Pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë edhe raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike, ku nga drejtoresha Kaltrina Biblekaj është prezantuar raporti për këtë drejtori ku është theksuar edhe vendosja e disa shenjave te sinjalizimit dhe rregullimi i infrastrukturës në komunën e Gjakovës.

Në fund të kësaj mbledhje është raportuar edhe nga Hana Zeka, drejtoreshë e Drejtorisë për Punë Inspektuese, e cila paraqiti raportin e kësaj drejtorie për vijueshmërinë e punës dhe marrjen e masave për inspektim dhe largimin e shitësve ambulantë.