.
Published On: Thu, Jan 22nd, 2015

Mbahet seminari mbi pronësine intelektuale‏

Share This
Tags

seminari-Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, në Gjakovë kanë mbajtur seminarin për biznese, i cili është projektuar nga bashkësia evropiane. Ky seminar ka patur të bëjë me pronësinë intelektuale, respektivishjt mbrojtjen e logos së biznesit, ku secili biznes duhet të ketë identitet të vetin.

Veli Hoti, zyrtar i lartë në API, ka dhënë sqarime mbi imazhin e kompanisë përmes markës tregtare, e cila si e tillë mund të jetë çdo shenjë e cila mund të paraqitet grafikisht, në veçanti fjalët, përfshirë edhe emrat personal, skicimet, shkronjat, numrat, formën e mallrave apo paketimin e tyre. Për mbrojtjen e të dhënave të markës tregtare, Hoti ka bërë të ditur se pikënisja është parimi i territorialitetit në të drejtat pronësore intelektuale, aplikimi në zyrën e pronësisë industriale në kuadër të MTI-së, plotësimi i aplikacionit, personi i autorizuar, si dhe pagesa e taksave në vlerë prej nëntëdhjetë euro.

Për shpikjet, mbrojtjen e patentave dhe rëndësinë ekonomike ka treguar Rudina Bollani nga Republika e Shqipërisë, e cila ka bërë të ditur se patenta vlen për njëzet vite, me ripërtëritje në çdo vit, dhe se është standard për të gjitha vendet./radiogjakova/