.
Published On: Mon, Apr 4th, 2016

Mbahet sesion informues per grantet e komunes ne mbështetje te bizneseve

Share This
Tags

Në Kuvendin komunal të Gjakovës, te henen, është mbajtur sesioni informues i organizuar nga Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik, lidhur me grantet e komunës të parapara për mbështetjen për Zhvillim Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme të Komunës së Gjakovës. Hollësi rreth këtyre granteve të pjesëmarrësve në këte takim ju ka sjellë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, Bekim Ermeni, i cili ka veçuar dinamikën e aplikimit përkatësisht realizmit të projekteve. Ai, me këtë rast ka veçuar të dhënën, se këtë vit, për ndryshim nga vitit i kaluar, nuk do të ketë ndarje të shumës së paraparë për një projekt. Ndryshe marrë në tërësi, komuna e Gjakovës, do të mbështet ndërmarrjet mikro, pastaj ato të vogla dhe të mesme me gjithësejt 150 mijë euro, prej të cilave vlera prej 80 mijë euro, do të realizohet në bashkëpunim me organizatën “Help”