Mbi 18 mijë nxënës të komunës së Gjakovës, nisin vitin e ri shkollor
Mbi 18 mijë nxënës të komunës së Gjakovës, të hënën, do ta nisin betejën për dituri të reja. Brengosëse para fillimit të vitit të ri shkollor 2016-2017 është zvogëlimi i numrit të nxënësve të cilët për here të parë do të ulën në bankat shkollore, ndonëse ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i tyre. Drejtoresha e Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, Diana Qarkagjia, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Në anën tjetër udhëheqësi rajonal i sektorit të inspekcionit të arsimit në Gjakovë, Zef Osmani, ka bërë të ditur se zyra në fjalë i ka bërë vërejtët lidhur me pranimin e nxënësve në klasat e para të shkollave të mesme, si dhe lidhur me pranimin e mësimdhënësve të rinj, ku është kërkuar të respektohen në përpikëri të gjitha obligimet të cilat dalin nga ligji kur është fjala tek mësimdhënësit e ri.
Ndryshe, për ditën e sotme është paralajmëruar ndarja teksteve shkollore për shkollat fillore në Kosovë, ndonëse nuk është saktësuar se kur do të arrijnë ato në vatrat shkollore, përkatësisht kur ato tekste do të gjëndën në duar e nxënësve filloristë.