.
Published On: Thu, Nov 13th, 2014

Mbi 180 banesa të Komunës janë keqpërdorur

Share This
Tags

banesa-gjakoveKomuna e Gjakovës është në proces të identifikimit të banesave kolektive, të cilat janë pronë e komunës dhe po shfrytëzohen nga persona të ndryshëm. Sipas zyrtarëve përkatës komunal, ky proces po shkon sipas të gjitha parashikimeve, ndërsa deri më tani janë identifikuar 181 banesa të tilla.

Ndërkohë, krahas identifikimit të pronës komunale, komisioni përkatës ka filluar edhe me identifikimin e dokumentacionit në bazë të të cilit janë marrë dhe po shfrytëzohen të gjitha këto banesa. Lidhur me këto aksione, zyrtarët komunal kanë thënë se këtë identifikim nuk po e bëjnë për t’i dëbuar ata që aktualisht po jetojnë në këto banesa, por thjeshtë për të bërë zgjidhje dhe për të gjetur strehim për më shumë se 200 familje tjera që nuk kanë kulm mbi kokë.

Sipas tyre, të vetmit që do të largohen nga banesat e komunës do të jenë ato familje për të cilat merret vesh se kanë ndonjë pronë apo banesë tjetër, ndërsa nuk do të rrezikohen ato familje që dëshmojnë se pronën e komunës e kanë të vetmen pronë për strehim./radiogjakova/