.
Published On: Fri, Dec 19th, 2014

Mbi 5 milionë euro për shpenzime kapitale

Share This
Tags

komuna-gjkNë projektin  e buxhetit komunal për vitin 2015 janë paraparë edhe kufijtë buxhetor për vitin e ardhshëm. Në këtë drejtim, kur është fjala tek shpenzimet kapitale, për Drejtorinë e Administratës dhe personelit është planifikuar shuma prej 130 mijë euro.

Për Drejtorinë për Buxhet dhe Financa 611 mijë euro, kurse për shërbime kadastrale 312 mijë euro. Një buxhet më i madh, kur bëhet fjalë për shpenzimet kapitale për vitin e ardhshëm është paraparë për Drejtorinë e Shërbimeve Publike në shumë prej 1 milion e 643 mijë euro si dhe për Drejtorinë komunale për Zhvillim Ekonomik me rreth 1 milion e 830 mijë euro.

Marrë në tërësi, për shpenzime kapitale për vitin 2015, në Kuvendin Komunal të Gjakovës, janë planifikuar gjithsejtë 5 milion e 251 mijë euro./radiogjakova/