Mbi 6 mijë veta kërkuan punë në 2014-ën
Gjatë vitit 2014 në Qendrën Regjionale për Punësim në Gjakovë, numri i personave të cilët kanë kërkuar të gjejnë punësim përmes kësaj qendre ka arritur në 6 mijë e 157, prej të cilëve 2 mijë e 750 janë femra.
Në anën tjetër, me ndërmjetësimin e punonjësve të Qendrës Regjionale për Punësim në Gjakovë, gjatë vitit të kaluar janë punësuar vetëm 358 persona prej të cilëve 109 janë femra.
Krahasuar me vitin 2013, numri i të punësuarve gjatë vitit të kaluar ka qenë më i madh për 28 persona./radiogjakova/