.
Published On: Fri, Mar 30th, 2018

Mbledhja maratonë e Asamblesë, ja pikat që u miratuan

Share This
Tags

Këshilltarët komunalë të Gjakovës në mbledhjen maratonë të së premtes diskutuan e miratuan 16 pika të tjera të përcaktuara për rendin e ditës.

Në mbledhjen që zgjati mbi 5 orë e gjysmë asamblistët gjakovarë miratuan planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për këtë vit që është prezantuar nga major Kristë Gjokaj si dhe planin për transparencë të Komunës së Gjakovës po për këtë vit.

Po ashtu, u themelua edhe Komiteti për Shërbime Publike me përfaqësues nga të gjitha partitë politike, përveç Alternativës. Gjithashtu, u themelua edhe Komisioni i Ankesave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Nga këshilltarët e kuvendit të komunës së Gjakovës janë miratuar edhe pikat e propozuara nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit që kanë të bëjnë me kërkesat e KEDS-it për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të rreth 68 metrave katrorë tokë, pronë komunale, në 5 lokacione të ndryshme si në Firzë, Trakaniq, Cërmjan, Gjakovë, si dhe në Pjetërshan. Në këto hapësira KEDS do të vendos stabilimentet shpërndarëse të saj./radiogjakova/