.
Published On: Fri, Oct 31st, 2014

Mblidhet Asambleja, ja diskutimet

Share This
Tags

asambleja-efektU mbajt mbledhja e 11-të e Kuvendit të komunës së Gjakovës. Me kërkesën e asambleistëve ajo ka filluar me diskutimin lidhur me zhvarrosjen e eshtrave në varrezat e martirëve në Kodrën e Çabratit. Lidhur me këtë, kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar të pranishmit se shkak për një veprim të tillë ka qenë ngatërrimi i eshtrave të të ri-varrosurve, ndërkohë që pas nxjerrjes së tyre analizat e ADN-së do të bëhen në institutin përkatës në Sarajevë.

Sa i përket situatës së krijuar, kryetarja Kusari-Lila ka thënë se, për shkak të ndarjes së pushteteve, komuna nuk ka pas qasje në këtë proces i cili tash e katër vite ka qenë prezentë në mesin e familjarëve të martirëve. Në vazhdim të këtij takimi kuvendarët në agjendë kanë pas kërkesën për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë jo-bujqësore në një parcelë të zonës kadastrale Orize. Pas aprovimit të kësaj kërkese, asamblistët kanë kërkuar që për moszvarritjen e trajtimit të këtyre çështjeve, të formohet një komision i cili do të bëjë  shqyrtimin e kërkesave për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë jo-bujqësore.

Lidhur me këtë propozim, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Luan Gola, ka thënë se një çështjet e tilla duhet fillimisht të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa. Në vazhdim të mbledhjes së Asamblesë komunale është bërë fjalë për kërkesën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale të objekteve të ish TMK-së në Gjakovë, Kolegjit “Mehmet Akif”.

Sipas kryetares Kusari-Lila, ky kolegj planifikon investime të reja për çka i nevojiten edhe 2 mijë e 500 metra katror shtesë. Pas diskutimeve të bëra është arritur përfundimi që për miratimin e kësaj kërkese duhet respektuar të gjitha kriteret konform ligjit përkatës, përkatësisht që paraprakisht tenderi për një destinim të tillë duhet të jetë i hapur për të gjithë  të interesuarit.

Në  këtë mbledhje është shqyrtuar edhe  Raporti i punës së Drejtorisë komunale të arsimit për periudhën e kaluar të këtij viti. Ky raport është prezantuar nga drejtoresha, Diana Qarkaxhia, ndërkohë që në vazhdim është zhvilluar një debat i gjerë, gjatë të cilit kuvendarët e kanë shprehur mendimin e tyre për raportin e prezantuar. /radiogjakova/