.
Published On: Sat, Jun 20th, 2015

U mbajt koncerti me titull “Spring Koncert” në shkollen e muzikes Prenk Jakova

Share This
Tags
prenk-jakova-muzika

Fotot ilustruese

Adhuruesit e muzikës klasike  në Gjakovë  mbrëmë në ambientet e Shkollës së Muzikës “Prenk  Jakova” , kanë pasuar mundësi të përcjellin Koncertin me titull “Spring Koncert” të përgatitur nga solist të njohur nga Shkolla kombëtare artistike “Jordan Misja” në Tiranë.

Shoqëruar në piano nga Etleva Kolnikaj, adhuruesit e muzikes klasike  me interesim të madh kanë përcjellë performancën e Alba Metaj në violinë, pastaj Edlira Gjonaj në çello si dhe Mirjan Hasit në klarinetë. Ndërkohë që një  kënaqësi mbresëlënëse atyre ju ka sjellë loja në kitarë dhe mjeshtëria e kitaristit Denis Bizhga.

Përkundër vlerave të larta artistike që sollën pjesëmarrësit e këtij koncerti, habit fakti  se koncerti në  Gjakovë i artistëve  nga Shkolla kombëtare artistike “Jordan Misja’ u përcoll nga një numër i vogël i spektatorëve.