.
Published On: Fri, Sep 8th, 2017

Mbyllet 3 ditë rruga “Vëllezërit Frashëri”

Share This
Tags

Për arsye të punimeve të cilat po zhvillohën lidhur me restaurimin e rrugës së ndërtuar me kubëza, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe këmbësoreve në bërthamën e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë.

Ndërlidhur me këtë, si jemi informuar nga Lekë Sina, zyrtar në Sektorin e Komunikacionit në Drejtorinë komunle të Shërbimeve Publike në Gjakovë, nga dita e premte e për tre ditë me radhë, gjatë 24 orëve, do të jetë e mbyllur për qarkullim rruga “Vëllëzërit Frashëri” e cila nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të çon në drejtim të qendrës së qytetit.

Sipas Lekës, nisur nga rendësia që ka për qytetarë, është lënë mundësia që pacientët të mund të lëvizin me automjete deri në QKMF për të vazhduar më pastaj rrugëtim përmes aksit rrugor, nga parkingu i kësaj qendre mjekësore./radiogjakova/