Mbyllet edicioni i parë i “Accapello”-s
Gjakovë- Ka përfunduar të premten në mbrëmje në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë edicioni i parë Festivalit të Koreve “A Capello” nga Evropa Juglindore.
Gjatë natës së parë të këtij manifestimi të veçantë janë prezantuar Kori i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga qyteti ynë, si dhe kori “Nerazdelni” nga qyteti i Kystendilit në Bullgari. Në natën e dytë, adhuruesit e këtij zhanri të muzikës jo vetëm nga komuna e Gjakovës, kanë patur rastin të përcjellin korin e femrave Vox Art nga Prishtina si dhe Korin nga Ferizaji, ndërkohë që festivali ka përfunduar me prezantimin e korit të njohur nga Sofia “Polifonia” me dirigjenten Judmilla Gerova.
Në përmbyllje të këtij evenimenti të këndimit koral pa përcjellje muzikore, drejtori artistik, Kastriot Sada, është shprehur i kënaqur me organizimin si dhe me prurjet në këte edicion të parë. Ai ka thënë se, ky festival pretendon të shëndrohët në tradicional duke rritur në rradhë të parë cilësinë, ndërkohë që sipas tij, për të arritur një gjë të till nevojitet një mbështetje më e madhe materiale. Ndryshe, pos institucioneve vendore, mbështetje për këte ngjarje kulturore, ka premtuar edhe ambasadori i bullgarisë në Kosovë Borisov i cili ishte prezentë në këte event muzikor./radiogjakova/