.
Published On: Thu, Nov 13th, 2014

Mbyllet tenderi, shkollat do të furnizohen me lëndë djegëse për ngrohje

Share This
Tags

shkolla-gjimnaziZyrtarë komunal kanë bërë të ditur se është mbyllur tenderi regjional për furnizimin me lëndë djegëse, konkretisht dru zjarri për shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës. Sipas këtyre zyrtarëve, fituese është shpallur firma e cila i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe është vlerësuar më lartë nga komisioni përkatës, ndërsa aktualisht janë ditët e fundit për paraqitjen e ankesave.

E nëse gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë ndonjë ankesë, atëherë bëhet e ditur se shpërndarja, gjegjësisht furnizimi me dru për të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës do të fillojë brenda dy apo tre ditësh. Ndryshe, procesi i furnizimit të shkollave me lëndë djegëse është vonuar për disa javë, pikërisht për shkak të procedurave tenderuese.

Mirëpo, fat në këtë fatkeqësi ka qenë fakti se gjatë kësaj periudhe ka mbajtur kohë relativisht e mirë dhe nxënësit nuk kanë pasur nevojë për ngrohje në sasi të vazhdueshme, por u ka mjaftuar ngrohja duke përdorur rezervat nga viti i kaluar. E përpos tenderit për furnizimin me dru zjarri, gjithashtu kohë më parë ka përfunduar edhe tenderi për furnizim me naftë, që gjithashtu përdoret për ngrohje në disa shkolla./radiogjakova/