Më 28 shkurt mbledhja e dytë e Asamblesë
Gjakovë- Zyra për Informim e Kuvendit Komunal ka njoftuar se mbledhja e dytë për vitin 2014 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, do të mbahet të premten, më 28 shkurt me fillim në ora 10:00.
Nga kryesuesi i Kuvendit, Luan Gola, është propozuar ky rend dite: 1.Shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së Kuvendit të mbajtur me datë 21.01.2014; 2.Caktimi i agjendës së punës së Kuvendit të Komunës së Gjakovës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2014; 3.Diskutim për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit të veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, Fadil Hoxha;
4.Shqyrtimi i kërkesës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore në Gjakovë; 5.Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës për Aftësim Profesional në Gjakovë; 6.Nominimi i emrave të anëtarëve të Komitetit për Arsim, Komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Komitetit për Shëndetësi të Komunës së Gjakovës;
7.Caktimi i emrave të anëtarëve të Komisionit për Identifikimin dhe Dhënien në Shfrytëzim të Banesave të Banimit Social; 8. Shqyrtimi i propozim-vendimit të kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila për hartimin e projektit për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi Tarifat dhe Ngarkesat nga Shërbimet dhe Veprimtaritë Komunale.
9. Plotësimi i përbërjes së Komitetit për Politikë dhe Financa; 10. Të ndryshme.