.
Published On: Mon, Jun 6th, 2016

Me aktiviete shenohen Ditet e Mjedisit

Share This
Tags

Shënimi i Ditëve të Mjedisit është përshkruar me një varg aktivitetesh në komunën e Gjakovës, të cilat janë organizuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bashkëpunim me Qendrën Rionore të Gjakovës, aktivitete këto të cilat në fokus kanë patur mbrojtjen dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të situatës kur është fjala tek mjedisi në komunën tone. Gjatë ditës së djeshme duke filluar nga ora 10 kanë nisur punëtorit përkatësisht punën në grupe në të cilat janë trajtuar çështje të ndryshme siq janë riciklimi, elimimini i deponive ilegale, pastaj shfaqja e dokumentarëve të ndryshëm e të tjera. Aktiviteti qendror është mbajtur në mbrëmje në të cilën fillimisht në temën “Aplikimi i Arkitekturës së Gjelbër në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, ka folur ushtruesja e detyrës së drejtorit në Drejtorinë e urbanizmit, Elida Bejtullahu, e cila ka veçuar rëndësinë e trajtimit mjedisor në këtë pjesë të qytetit të Gjakovës, duke filluar nga gjendja ekzistuese deri tek arkitektura përkatëse e ndërlidhur me mjedisin. Aktivitetet në kuadër të

Ditëve të Mjedisit në komunën e Gjakovës, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Në takimin e përbashkët të gjithë pjesëmarrësve , profesori nga Tirana Gjergj Islami e ka vlerësuar lartë angazhimin e komunës së Gjakovës për realizimin e këtij projekti.

Lidhur me rekomandimet e dala, Islami ka thënë se nevojitet kohë dhe se ato kanë një kosto të caktuar. Ndryshe, për angazhimin dhe kontributin e dhënë të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti për një mjedis më të pastër iu ndan mirënjohje.