.
Published On: Wed, Aug 16th, 2017

Mejtepi Ruzhdije drejt rikonstruksionit

Share This
Tags

Këto ditë pritet të nisë hartimi i projektit për restaurimin e mejtepit Ruzhdije.

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ky projekt do të realizohet falë mbështetjes së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Pas përfundimit të punimeve, sipas Komunës, ky mejtep do të ketë karakterin e një shkolle arti dhe kulture ku do t’ju mundësojë të rinjve ta shfaqin dhe zhvillojnë talentin e tyre në një ambient më të mirë dhe më të sigurt.

Hartimi i projekteve për restaurimin e objektit të mejtepe Ruzhdijes, e cila do të restaurohet në formën e vetë origjinale, priten të përfundojnë brenda këtij viti ndërsa punimet e restaurimit planifikohen të fillojnë brenda vitit të ardhshëm.

Po ashtu, TIKA po mbështet edhe rikonstruksionin e konviktit “Sadik Stavileci” punimet për të cilin tashmë kanë filluar prej ditësh./radiogjakova/