.
Published On: Wed, Feb 8th, 2017

Meqa: Synohet jetësimi i dy projekte në zonën kufitare me Shqipërinë

Share This
Tags

Në kuadër të Programi të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA –dy, Shqipëri – Kosovë 2014–2020, sot në komunën e Gjakovës u mbajt një sesion informues lidhur me format dhe mënyrat e aplikimit. Ky është një projekt që financohet nga Komisioni Evropian, e që kryesisht lidhet me turizmin ndërkufitar. Fondi i ndarë për projekte nga ana e Komisionit Evropian është 2 milion e 400 mijë euro, ndërsa do të mbështeten projekte deri në 500 mijë euro. Komuna e Gjakovës me këtë rast do të aplikoj së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit me dy projekte që mendohet të realizohen në zonën kufitare në mes dy shteteve.

Burim Meqa udhëheqës i Zyrës së projekteve në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, tha se komuna e Gjakovës synon që përmes këtij programi të jetësoj dy projekte në zonën kufitare me Shqipërinë, siç janë shtëpia malore, si dhe një projekt për rregullimin, përkatësisht shenjëzimin e një rruge që do të quhet Shtegu i lirisë, që lidhë dy vendet.