.
Published On: Sat, Apr 5th, 2014

Meta në Gjakovë: Të intensifikohen bashkëpunimet

Share This
Tags

mimoza-metaGjakovë- Kryparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar Gjakovën ku është pritur nga kryetarja Mimoza Ksuari-Lila, ndërsa ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Në këtë takim është biseduar për projektet e ideuara për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gjakovës, por dhe të atyre të Kosovës perëndimore në përgjithësi me komunat dhe bashkitë e zonës verilindore të Shqipërisë.

Theks të veçantë nga ana e Kusari-Lilës ka qenë bashkëpunimi i mundshëm, i lirshëm dhe pa barriera, si një bashkëpunim i frytshëm ku mund të arrihen objektivat shumëvjeçare të pritura. Ajo ka vënë në pah edhe projektin e alpeve, si dhe bashkëpunimin e mundshëm në lëmin e bujqësisë, turizmit si dhe të shfrytiëzimeve të resurseve tjera në zhvillimin ekonomik.

Kusari-Lila duke përmendur kontaktet e fundit me përfaqësues institucional të Shqipërisë, ndër tjerash ka falënderuar edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi për intensifikimin e kontakteve me Komunën e Gjakovës. Ndërsa, kryeparlamnetari Meta ka pohuar se duke besuar në programin, vizionin dhe përvojat e kryetares së Gjakovës, kontaktet e bashkëpunimit po shtohen, dhe se këtu do jemi gjithnjë e më shpesh.

Meta gjithashtu ka potencuar projektin e alpeve, por si rrjedhojë  të këtij projekti dhe të projekteve tjera të bashkëpunimit edhe nxijtjen e investitorëve për zhvillimin e bizneseve, përfshirë dhe atë në industrinë e tekstilit, pasi tani me krijimin e zonës së lirë ekonomike në Gjakovë, shtohet edhe interesimi i investitorëve vendor dhe të huaj.

“Do të jemi mbështetës konkret të projekteve afatagjata të Komunës së Gjakovës pasi populli, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri pret një gjë të tillë”, u shpreh Meta, që ka përmendur edhe takimin e dy qeverive në Prizren, vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe takimin e tij me biznesmenë në Pejë, etj.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka përmendur konkretisht takimin ndërqeveritar në Prizren si dhe takimin e rradhës që do të mbahet në Vlorë, të cilën e ka cilësuar si bashkëpunim për potenciale të përbashkëta ndërshtetërore dhe se në takimin e Vlorës pritet të vendoset për projektet konkrete, si heqja e TVSH-së, krijimi i një tregu të përbashkët që do të shërbejë si mundësi për investitorë, por edhe për projekte konkrete, si në kulturë, shëndetësi, telekomunikacion, dhe se për këto projekte nga ana e dy qeverive po punohet në mënyrë intensive./radiogjakova/