.
Published On: Mon, Feb 24th, 2014

Mimoza fton Prokurorinë të hetojë deklaratën e AAK-së

Share This
Tags

mimoza-kGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj.Mimoza Kusari Lila i adresohet kryeprokurores së Prokurisë Themelore në Gjakovë!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjakovë, përmes komunikatës së publikuar në media me datë 23.02.2014 , pa bazë dhe pa argumente ka akuzuar organet e ekzekutivit të Komunës së Gjakovës për përfshirje, siç thuhet në komunikatë, “Në korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare “.

Duke e vërejtur se këto akuza ndaj organeve të qeverisjes lokale në Gjakovë nuk janë të argumentuara në komunikatën e publikuar dhe njëkohësisht e cenojnë integritetin e organeve komunale, kërkojmë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, që sipas detyrës zyrtare të inicojë procedurën ndaj akuzave të subjektit politik të AAK-së, Dega në Gjakovë.