.
Published On: Fri, Sep 4th, 2015

Mimoza Kusari – Lila: Gjakova e gatshme për të strehuar refugjatët sirian

Share This
Tags

Mimoza Kusari LilaNdonëse shumë largë me kilometra, kriza e refugjatëve sirian nuk ka lënë pa prekur as qytetarët e Gjakovës, por edhe përfaqësuesit e institucioneve lokale të komunës sonë.

Kryetarja e Mimoza Kusari – Lila përveç që ka ndarë dhimbjen për dy fëmijët sirianë që u mbytën në ujërat e detit turk, ka shprehur dëshirën edhe që t’i strehojë refugjatë në komunën e Gjakovës.

Ajo ka shtuar se komuna e Gjakovës ka një hapësirë të pashfrytëzuar me shumë kantierë të lënë nga Ushtria italiane, që mund t’i vente në funksion sikur të ketë nevojë për t’i strehuar refugjatët nga Siria.

“Me një koordinim të mirëfilltë mbarështetëror secila komunë do të gjente vend për t’i strehuar 30 deri në 50 refugjatë. Nuk është moment i ikjes apo fshehjes prapa lotëve dhe deklaratave të dhimbshme, është momenti i veprimit për të shpëtuar jetë njerëzish të pafajshëm”, ka deklaruar Kusari- Lila.