.
Published On: Mon, May 18th, 2015

Mimoza Kusari- Lila Qytetare Nderi e Bajram Currit

Share This
Tags

Mimoza bajram curr 3Me organizimin e Bashkisë Bajram Curri, të hënën  është mbajtur ceremonia e dhënies së titullit “Qytetare Nderi” për znj. Mimoza Kusari-Lila, akorduar nga Këshilli i Bashkisë Bajram Curri me unanimitet të plotë. Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës qytetarë të shumtë nga Bajram Curri, Tropoja, Gjakova, Prishtina dhe Mitrovica. Hapjen e kësaj ceremonie e bëri zv. Kryetari i bashkisë Bajram Curri, Astrit Margjekaj i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite për shpalljen qytetar Nderi për një zonjë kaq të nderuar dhe të spikatur siç është Mimoza Kusari-Lila. Bajram Curri gjithmonë ka nderuar emra të heronjve të mëdhenj dhe jemi shumë të lumtur që në këtë ditë bëjmë të madhe për Malësinë e Gjakovës e nderojmë edhe një emër të madh. Një profil më të detajuar të qytetares më të re të nderit të Tropojës e ka dhënë edhe  Lulzim Logu, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve dhe Artistëve të Tropojës. Ai ka thënë se znj. Mimoza Kusari-Lila është tashmë një personalitet i njohur i politikës shqiptare, me një përvojë të pasur nga fusha e shoqërisë civile dhe e drejtimit ekonomik, një drejtuese e aftë, një aktiviste shoqërore dhe një grua e nënë e dy fëmijëve.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Bajram Curri, z. Xhem Neza ka ndarë titullin “Qytetare Nderi” për znj. Mimoza Kusari-Lila, e cila ndër të tjera ka theksuar se “Sot po dua të ju flas si njëra prej jush, si bija e Malësisë, duke ju thënë se Ju e keni Gjakovën dhe Ne e kemi Malësinë, si një trup i vetëm dhe si të pandarë!

Të nderohem nga një vend i cili mban emrin e atdhetarit dhe luftëtarit të çmuar Bajram Curri, për mua është një vlerësim i cili për më shumë na jep obligim dhe përgjegjësi që ashtu sikur shembëm gurë dhe mure që na ndanë, ashtu të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët, me zhvillim dhe mirëqenie. Është përparësi sot për të gjithë shqiptaret se kemi lënë pushkën dhe kemi marrë pendën, duke treguar se me projekte integrimi dhe zhvillimi ne do bashkohemi, duke hequr akoma gurë nga muri që na ndanë duke ndërtuar rrugën e shpresës, dhe do jemi fitues në momentin kur do kemi plantacione të përbashkëta ku s’do kemi kufi Kosovë-Shqipëri, por do të jetë një Malësi.