.
Published On: Sat, Jul 1st, 2017

Mimoza Kusari, ministre në qeverinë “Rama 2”?

Share This
Tags

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke se ka vendosur që të emërojë një personalitet kosovar në krye të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Mediat shqiptare, duke cituar burime pranë kryeministrit, raportojnë se Rama ka në mendje katër kandidatë për të qenë në krye të diplomacisë shqiptare.

Në mesin e tyre është edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Sipas mediave shqiptare, kryeministri Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë për gruan e parë kryetare të një komune në Kosovë.

Po ashtu, në listën e Ramës thuhet të jenë edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, publicisti dhe gazetari Veton Surroi si dhe gazetari dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, Baton Haxhiu.

Qeveria “Rama 2” pritet të formohet në muajin shtator. /radiogjakova/