.
Published On: Sat, Dec 14th, 2013

Mimoza nga e hëna në zyre

Share This
Tags

mimoza-konferencaGjakovë- Pas certifikimit zyrtar të rezultateve të garës së balotazhit për kryetarë të komunave të Kosovës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës si dhe certifikimit të rezultateve të anëtarëve të Asambleve të ardhshme komunale, nga zyra për informim e kryetarit të komunës së Gjakovës, është bërë e ditur se të hënën, me datë 16 dhjetor do të bëhet edhe akti i pranim dorëzimit të postit të kryetarit.

Sipas këtij burimi, ceremonia e pranim-dorëzimit të mandatit të postit të kryetarit të Komunës nga ish kryetari Pal Lekaj tek kryetarja e porsazgjedhur e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, do të bëhet në zyrën e kryetarit të komunës me fillim prej orës 10:00.

Sa i përket dhënies së betimit të kryetares së re me mandat katërvjeçar si dhe konstituimit të Asamblesë së re komunale në Gjakovë, kjo pritet të bëhet një javë më vonë, përkatësisht të hënën më 23 dhjetor./radiogjakova/