Ministri Hoti premton angazhimin e tij për mundësitë e finacimit të projektit për hyrje-daljet e zgjeruara në qytetin e Gjakovës
Ministri i Financave Avdullah Hoti gjate qëndrimit te tij sot ne Gjakove ka thënë se do të angazhohet dhe të marrë iniciativë që të shikohet mundësia e finacimit të projektit për hyrje-daljet e zgjeruara në qytetin e Gjakovës. Sipas ministrit Hoti hyrje-daljet janë të rëndësisë nacionale që është përgjegjësi edhe e Ministrisë së Infrasturkturës. Këtë premtim Hoti e ka bërë gjatë takimit që sot ka pasur me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila. Kryetarja Kusari – Lila dhe ministri Hoti kanë folur edhe për shumë projekte të nevojshme për komunën e Gjakovës, ndërsa me theks të veçantë janë fokusuar tek projekti i hyrje – daljeve të qytetit të Gjakovës, një kërkesë kjo shumë e hershme e komunës së Gjakovës. Lidhur me këtë çështje, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se hyrje – daljet e zgjeruara janë projekte jetike dhe shumë të domosdoshme për banorët e komunës së Gjakovës, për faktin se kjo komunë ka mbetur komuna e vetme me hyrje – dalje të pa zgjeruara gjë që po ndikon në lëvizjen e lirë dhe po krijon ndjenjën e izolimin dhe të harresës tek qytetarët. Lidhur me këtë temë, ministri Hoti, duke siguruar që brenda pak javësh do të ketë një përgjigje përfundimtare për këtë projekt, ministri Hoti ka shtuar se tashmë do të kontaktojë me zyrtarët e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët tash e sa kohë kanë shprehur gatishmëri për sigurimin e bashkëfinancimit në realizimin e këtij projekti dhe bashkë edhe me fondet e qeverisë, do të shikojnë mundësitë për fillimin e realizimit të këtij projekti.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çeshtje të tjera më rëndësi për komunën e Gjakovës, kryesisht ato që lidhen me çeshtjet të bugjetimit. Ministri Avdullah Hoti, në kuadër të kësaj vizite sot ka vizituar edhe Administratën Tatimore të Kosovës në Gjakovë, si dhe aeroportin e Gjakovës.