Ministri, Hyseni takon strukturat e sigurisë të Gjakovës, Malishevës dhe Rahoveci
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni me bashkëpunëtorë, te marten ka qendruar në Gjakovë ku ka zhvilluar një takim me strukturat udhëheqëse komunale dhe të forumeve të sigurisë të komunave të Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit. Ne kete takim, ministri Hyseni ka folur për dukurin e trafikimit me qenie njerëzore, pastaj përdorimin e drogave si dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Ministri Hyseni, në fjalën e tij, ka thenë se dukuria e përdorimit të drogave sidomos nga të rinjët si dhe ajo e trafikimit me qenje njerëzore, duhet luftuar përmes transparences e jo duke mshefur gjëndjen aktuale në këto fusha. “Perdorimi narkotikeve dhe trafikimi tyre, ne veqanti perdorimi substancave narkotike nga moshat shkollore eshte problem real ne Kosove. Dhe ne nuk guxojme ti bejme keto teme si tabu, por me vendos theksin tek parandalimi me shume se tek ndalimi. Kosova qendron keq sa i perket luftimit te trafikimit me qenje njerezore. Nuk kemi shenuar rezultate te cilat te gjithe i lakmojme”, ka thene ministri Hyseni.
Një pjesë të madhe të fjalës së tij, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Hyseni, ia ka kushtuar radikalizimit ndërlidhur këtu me shkuarjën e qytetarëve tanë në luftra të huaja. Lidhur me këte, ai ka vequar rezultatet e arritura kur është fjala tek zvoglimi i numrit të qytetarëve tanë të cilët luftojnë në anën e ISIS-it. “Jane bere hulumtime te ndryshme qe i motivojne njerezit per te marr pjese ne luftera te huaja. Ne fillim ka dominuar besimi qe jane shkaqet ekonomike por me vone studimet e kane demantuar krejtesisht kete dhe konsiderohet nje nga shume e shume faktoret tjere. Nga numri afer prej 320 personave qe kane marr pjese ne keto luftra prej dites se pare, sipas informatave qe ne posedojme sot jane 78 veta, qe jane ne Siri ose ne Irak, ku gjysma prej tyre jane gra dhe femije. Ne duhet te ndihemi fort mire qe ne mas te madhe kemi arrit ta parandalojme kete te keqe por nuk goxojme me u ndie shlirë” ka shtuar ministri Hyseni.
Në vazhdim të këtij takimi ka folur Mensur Hoti, drejtor i Departmentit për Siguri Publike, i cili ka njohtuar të pranishmit për ecurin e hartimit të Strategjisë së re për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi. Ndryshe takimi i sotëm me ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka nisur me një minute heshtje për vdekjen e anëtarit të Këshillit Komnal për Siguri në Bashkësi në Gjakovë, Tuha Qurdina.