.
Published On: Tue, May 5th, 2015

Bajrami: Universiteti i Gjakovës do konkurojë me universitetet europiane

Share This
Tags

mimoza-ministri-bajramiNë Gjakovë ka qëndruar Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. Ai me bashkëpunëtor fillimisht ka zhvilluar një takim në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të rektoratit, stafit pedagogjik dhe studentëve, Bajrami ka bërë të ditur planet dhe përgatitjet që po bëhën për ngritjen, përkatësisht fuqizimin e Universitetit të Gjakovës, karshi standardeve europiane.

Ndërkaq, kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila ka veçuar Universitetin e Gjakovës si një qendër studimore rajonale, përfshirë këtu edhe veriun e Shqipërisë. Gjithashtu, ministri Bajrami gjatë vizitës së tij, ka vizituar edhe dy shkolla të komunës së Gjakovës, atë “Kelmend Rizvanolli” dhe “Prenk Jakova”./radiogjakova/