.
Published On: Wed, Jun 29th, 2016

Mirepritet satuti miratuar per teatrin nga asambleistet

Share This
Tags

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Gjakovës për statutin e teatrit të qytetit, është mirëpritur nga stafi menagjerial dhe aktorët e këtij teatri. Ndërsa, kanë premtuar se tash e tutje ky teatër do ta ketë më të lehtë punën, për çka nuk do të mungojnë edhe sukseset.

Drejtori Edi Kastrati, tha se ky është një lajm i rëndësishëm për teatrin e Gjakovës. “Tash e tutje do të jetë më e lehtë puna dhe angazhimi profesional dhe suksesi patjetër që do të jetë i garantuar”, ka thënë Kastrati. Sipas tij teatri profesional i Gjakovës, tash me statutin e ri, Teatri i qytetit të Gjakovës, do të angazhohet dhe do të punoj me përkushtim dhe profesionalizëm , duke luftuar për vlerat e mirëfillta artistike dhe teatrore dhe duke qenë kështu teatër i vlerave konkurruese në vend dhe rajon”, ka thënë Kastrati. Ai tha se hapat e ardhshëm që do të ndërmerren me ndihmën e Kuvendit Komunal, janë plotësimi i vendeve të punës dhe plotësimi i repertorit të teatrit ashtu siç ishte dikur.

Të kujtojmë se Këshilltarët e Kuvendit të Komunës, dje, me shumicë votash kanë miratuar statutin final të Teatrit të qytetit.