.
Published On: Wed, Mar 11th, 2015

Mitingu i Poezisë 2015 do t’i kushtohet Teki Dervishit

Share This
Tags

mitingu-poezise-pallatiKëto ditë kanë filluar përgatitjet e para për organizimin e edicionit të 51-të të Mitingut të Poezisë, i cili ashtu si zakonisht pritet të mbahet në ditët e para të muajit Maj.

Ndonëse ende nuk  janë bërë të njohura të gjitha pikat e këtij edicioni, ajo që dihet është se edhe edicioni i sivjem do ta ketë formatin e njëjtë me edicionet tjera, duke filluar me promovime titujsh të ndryshëm në javën e mitingut, për të vazhduar me orë letrare për fëmijë, e gjithashtu edhe orë letrare për të rritur në ndonjërin prej qyteteve jashtë Gjakovës, siç ka ndodhur në të kaluarën kur orë të tilla janë mbajtur në Bajram Curr apo në Junik.

Në ditën finale Mitingu pritet ta ketë edhe tribunën me një temë të caktuar, për të kulmuar gjithçka me orën e madhe letrare, apo aktivitetin qendror të këtij evenimenti. E ajo që tashmë duket se është vendosur nga kryesia e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, është se ky edicion i Mitingut do t’i kushtohet shkrimtarit, poetit e dramaturgut Teki Dervishi, si njëri prej themeluesve dhe përkrahësve të këtij aktiviteti./radiogjakova/