Mizicientët nga Zvicëra në mbështetje të talentëve në Kosovë
Shoqata Gjakovë – Bazel, Kosovëv- Zvicer, vazhdon me veprimtari për ngritjen profesionale dhe afirmimin e të rinjëve instrumentistë nga Gjakova dhe gjithë vendi. Sipas kësaj shoqate, ditëve në vijim, muzikantët zviceran do të punojnë kryesisht me nxënësit më të rinj të shkollës së muzikës në Gjakovë, si dhe me orkestrën e fëmijëve, drejtuar nga Hajrullah Syla si dhe do të mbahen seminare. Kjo punë është e lidhur edhe me dëshirën për të siguruar vazhdimësinë e orkestrës së të rinjëve të shkollës, ku shumë anëtarë të grupit Pirolo e kanë kryer shkollën dhe tani janë në Akademinë e Arteve. Pirolo Chamber Music Group ka punuar në një repertor tërheqës në nivel të lartë, i cili është duke u zgjeruar vazhdimisht. Programi do të shfaqet në një turne nëpër disa qytete të Kosovës. Koncertet janë planifikuar në Prishtinë dhe Pejë gjatë prillit dhe pastaj në Prizren në qershor. Në prill, do të mbahet një seminar një-javor me Mateusz Kaminski, violonçel dhe Krishnasol Jimenez, kitarë. Të dy muzikantët do të punojnë kryesisht me nxënësit më të rinj të shkollës së muzikës në Gjakovë, si dhe me orkestrën e fëmijëve. Përveç kësaj, kitaristi dhe violonçelisti nga shkolla private e muzikës Ad Libitum në Mitrovicë, do të marrin pjesë në kursin në Gjakovë për një ditë. Me po këtë shkollë të muzikës, një projekt i përbashkët dhe shumë i frytshëm, është realizuar së bashku me orkestrën e shkollës nga Zvicra në urën e Mitrovicës në vitin 2015. Koncerti i fëmijëve në Shkollën e Muzikës në Gjakovë të do të mbahet me 2 prill.










