Muçaj: Të mos ju vihet zjarri siperfaqeve të arave pas korrje – shirjeve
Djegia e tokave, pasi të korren drithërat, pavarësisht që është e dëmshme nga një pjesë e bujqëve po vazhdon me vite. Besimi i pronarëve se tokat e tyre do të jenë shumë më produktive, pasi tua vënë flakën, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, është i gabuar. Ekspertë të Bujqësisë thonë se shumë më produktive do të ishte lëvrimi i tokës, pasi që zjarri, në disa raste ka sjellë telashe të pamenduara.
Me qëllim të parandalimit të djegies së hamulloreve që ishte bërë një traditë e keqe në vitet e kaluara pas fushatës së korrje-shrjeve, komuna e Gjakovës do të marrë masat e nevojshme me këtë rast. Sipas Ndue Muçaj drejtor për Emergjenca në Kuvendin Komunal të Gjakovës, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë, janë duke u mobilizuar dhe janë bërë parapërgatitjet, që kjo dukuri mos të përsëritet edhe këtë vit. Sipas tij do të punohet edhe me fermerët që veprime të tilla mos të marrin, pasi në të kaluarën ka pasur pasoja, si në pyje, po ashtu edhe në prona private të qytetarëve.










