“Mustafa Bakija” pa udhëheqës
Shkolla Fillore “Mustafa Bakija” njëra nga shkollat më të mëdha fillore në komunë tonë me afro 700 nxënës, vitin e ri shkollor e ka nisur me vështirësi.
Kjo nga shkaku se në nismë të betejës për dituri të reja, në këtë qendër shkollore mungojnë ata që e udhëheqin procesin mësimor. Si jemi informuar në Drejtorinë komunale të Arsimit në Gjakovë, në Shkollën Fillore “Mustafa Bakija” mungon njeriu i parë, përkatësisht drejtori si dhe zëvendësdrejtori.
Përderisa drejtoresha tre ditë para fillimit të vitit të ri shkollor ka dalë në pushim mjekësor, zëvendësdrejtori ka kërkuar pushim pa pagesë. Kjo sigurisht se ka krijuar probleme organizative, aq më parë kur që nga ky vit, ka nisur ristrukturimi i nxënësve në këtë mjedis shkollor meqë mësimet këtu i zhvillojnë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, gjë e cila nuk ishte gjatë vitit të ri shkollor.
Mungesa e udhëheqësve në këtë institucion arsimor në komunën e Gjakovës, në kohën kur vendosen rregullat dhe parimet e punës për një vit shkollor, padyshim se krijon vështirësi për stafin mësimdhënës, ndërkohë, çka është edhe më e rendë, në këtë situate padrejtësisht pësojnë nxënësit./radiogjakova/










