.
Published On: Sat, Aug 30th, 2014

Muzikë, raki e meze në “Festivalin e Sofrës”

Share This
Tags

sofra-arshiketNë natën e parë të tij, edicioni i parë i festivalit “Festa e Sofrës” ka krijuar një mbrëmje madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës. Të pranishmit e kanë mirëpritur performancën e grupit karakteristik “Arshikët”, ndërsa edhe më madhështore këtë natë e ka bërë performaca e këngëtarit shkodran Bujar Qamili.

Mbrëmja ka vazhduar edhe me muzikë argëtuese me këngëtarin gjakovar Valon Shehu, i cili e ka ndezur në maksimum atmosferën në Lomën e Drithit, aty ku po mbahet festivali. E krahas pjesës muzikore, të pranishmit kanë pasur mundësi të shohin “live” edhe ritualin e pjekjes së rakisë, ndërsa nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale.

Hapjen zyrtare të festivalit e ka bërë kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se Gjakova ka shumë nevojë për aktivitete të tilla.

Festa e sofrës do të vazhdojë edhe sonte me ç’rast prej orës 20 e 30 minuta do të përfomojë grupi karakteristik gjakovar “Hadi Bajrami”. Në pjesën e muzikës argëtuese sonte do të përformojë rep-grupi kosovar “NR”. Festivali do të përmbyllet nesër mbrëma me sofrën e këngëtarëve të rijnë gjakovar dhe me performancën e rok-grupit “Jericho”./radiogjakova/