.
Published On: Sat, Sep 9th, 2017

Ndalohet parkingu përballë kafiterive në Çarshinë e Vogël

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës, pas konsultimeve me shërbimet e tjera të sigurisë, ka vendosur të ndalojë parkimin dhe ndalimin e mjeteve përballë kafiterive në Çarshinë e Vogël.

Në Sektorin e Komunikacionit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike thonë se ndalimi ka ardhur pasi është konsideruar se është pengesë për këmbësorë dhe rrezik për veturat të cilat qarkullojnë në këtë rrugë.

Po ashtu, në këtë sektor thonë se ka pasur edhe kërkesa nga pronarët e disa lokaleve.

Megjithatë, me këtë kërkesë nuk janë pajtuar disa pronarë të tjerë biznesesh që i thanë Radio Gjakovës se nuk janë në dijeni të saj dhe se një vendim i tillë më së paku iu leverdis atyre./radiogjakova/