.
Published On: Tue, Aug 26th, 2014

Ndalohet peshkimi pa kritere

Share This
Tags

peshkim-driNë bazë të ligjit mbi Peshkatarinë dhe Akuakulturën, si dhe të Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e Regjioneve të Peshkimit dhe Udhëzimit Administrativ mbi Peshkimin Rekreativ dhe pajisjet për peshkim, Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria e Inspektoratit, i njofton gjithë peshkatarët që përdorin saka-rrjetat për peshkim, që deri më datën 28 shtator, të largojnë këto pajisje dhe të ndalojnë zënien e peshkut pa kriter dhe pa leje të organeve kompetente.

Po ashtu u bëhet thirrje të gjithë peshkatarëve të peshkimit sportiv – rekreativ që të pajisen me leje njëvjeçare, ose njëditore për peshkim, si dhe të pajisen me doracak mbi peshkimin dhe Rregulloren për Peshkim.

Në rast të kundërt, pas këtij afati, inspektorët e Kuvendit Komunal me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit e Veterinës dhe Task Forcën e Mbikëqyrjes së Lumenjve kanë paralajmëruar se do të bëjnë konfiskimin e sakave-rrjetave për peshkim dhe do të gjobisin të gjithë ata që peshkojnë pa leje të peshkimit./radiogjakova/