Ndërhyrje emergjente në shtate objekte të trashëgimisë kulturore
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, përkatësisht Departamenti për Trashëgimi Kulturore, ka aprovuar 7 kërkesa të Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, për ndërhyrje emergjente në objekte të trashëgimisë kulturore. Intervenimet do të bëhen në gjashtë Kulla dhe një shtëpi tradicionale. Bëhet fjalë për Kullën e Sadik Selmanit në Lipovec, Kullën e Et-hem Godenit në Rogovë, Kullën e Idriz Hereqit, në Kralan, Kullën e familjes Curri në Gjakovë, Kullën e familjes Dyla në Gjakovë dhe shtëpinë tradicionale të familjes Ponosheci në Gjakovë.
Sipas drejtorit të Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, Osman Gojani, këto shtatë objekte janë pjesë 14 objekteve të trashëgimisë, që një komision i përbërë nga ekspert të Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë bashkë me ata të komunës, i kishin vlerësuar si objekte që paraqesin rrezik për banuesit dhe rrethinën dhe u duhet intervenim emergjent. Sipas Gojanit këto objekte kanë dëmtime të ndryshme si në mure, fasada, kulme apo konstruksione të tjera, e që nevojitet intervenim urgjent.