Nderime të larta për Akademik Pajazit Nushi
Me nderime të larta, është bërë dje ceremonia mortore për Akademik Pajazit Nushin.
Pas mbledhjeve komemorative si dhe homazheve, te organizuar në nderim të jetës dhe veprës së tij, në Prishtinë nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës si dhe Gjakove nën ptaronatin e Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila, është varrosur dje, në Varrezat e Qytetit të tij të lindjes në Gjakovë, akademik Pajazit Nushi.
Në percjelljen e fundit të tij kanë marr pjesë një numër i madh i qytetarëve, ndërsa i fundit nga i ndjeri në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me një fjalë rasti, është ndarë Akademik Ali Aliu.
“Kontributi i Pajazit Nushit në shumë fusha të jetës tonë është i përmasave të mëdha. Ai ka lënë pas një veprimtari të pasur që do të jetë e pranishme përherë në hapësirat shqiptare. Gjatë jetës së tij të begatë, natyrën dhe karakterin e Akademik Nushit e stolisnin një veçanti që e kishte dhe e sillte nga tradita kombëtare dhe arsimore e qytetit të tij të lindjes. Në të gjitha postet dhe funksionet e rëndësishme që mbante për më shumë se një gjysmë shekulli, në të gjitha punët që kryente ai, këtë formim thuajse të shenjtë të qytetit ku u lind dhe u edukua, do ta ketë busull orientimi deri në ditët e fundit të jetës. Me asnjë kusht dhe para asnjë sfide ai nuk do ti shmangej këtij parimi dhe vizioni etik e jetësor” ka thënë në ceremoninë mortore të prof. dr. Pajazit Nushit, Akademik Aliu Aliu.