Nderohen 14 dëshmorë të rënë para luftës
Shoqata e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kosovës ka shpërndarë certifikata për dëshmorët e kombit të periudhës që kanë rënë para luftës së UÇK-së.
Kjo shoqatë certifikata ka ndarë edhe për 14 personalitete nga komuna e Gjakovës. Certifikata janë ndarë për dëshmorët Fatmir Kërleshi, Xhevat Hoxha, Nesimi Dervishdana, Rrustem Berisha, Qamil Thaqi, Shaqir Thaqi, Bashkim Emra, Besim Bajraktari, Miftar Tali, Agim Quni, Binak Ahmeti, Fatmir Kurti, Sejdi Tahiri dhe Sefedin Tahiri.
Koordinatori i degës së shoqatës së Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kosovës në Gjakovë, Sabah Hoxha tha se këto personalitete janë nderuar për kontributin e tyre për lirinë e Kosovës në etapa të ndryshme kohore.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, duke i ndarë certifikatat tha se me fillimin e draft ligjit për vlerat e UÇK-së janë nderuar të gjithë dëshmorët pavarësisht periudhave që kanë kontribuar.
Por, ai ka akuzuar Qeveritë e deritanishme që nuk kanë nxjerrw udhëzime administrative edhe për këta dëshmorë që t’i gëzojnë benificionet e parapara me ligj./radiogjakova/