.
Published On: Tue, Aug 11th, 2015

Nderohën luftëtarë e UÇK-së, Elton Zherka dhe Përmet Vula me titullin “Gjakovar i Ndritur”

Share This
Tags

Permeti dhe Eltoni17 vite pas rënjës heroike në vijën e pare të frontit të luftës për çlirimin e atdheut, sot me titullin “Gjakovar i Ndritur” nga ana e kryetarës së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, do të nderohën luftëtarë e UÇK-së, Elton Zherka dhe Përmet Vula. Kësaj ceremonie i kanë paraprirë homazhet tek lapidari “Shokët e Lirisë” dhe në Varrezat e Qytetit.

Në shenjë të luftës së pakompromisë dhe kontributit të tyre për liri, në këto çaste në hapsirat e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, sipas agjendës, duhet të filloj Akademia Përkujtimore kushtuar shokëve të pandarë të luftës së UÇK-së, heronjëve të kombit Elton Zherka dhe Përmet Vula. Në këte akademi do të bëhët edhe ceremonia e ndarjës së qmimeve “Gjakovar i Ndritur”.