Ndërron jetë Zarushi
Shkup- Ka ndërruar jetë shefja e grupit parlamentar të AKR-së në Asamblenë komunale të Gjakovës, Gjylgjyzare Karaxhija – Xharavina, e cila ishte aksidentuar dy ditë më parë në Gjakovë.
“Me pikellim të thellë ju informojmë se zemra e Zarushit pushoi së rrahuri. Këtë betejë Zarushi e humbi, por shpirti, puna dhe vepra e saj do të shërbejnë si motiv për ne. Trupi i saj gjendet ende në Shkup, ndërsa do të ju mbajmë të informuar për ceremoninë mortore. Ngushëlime bashkëshortit dhe vajzës dhe familjes së ngushtë dhe të gjerë të cilët gjithomë duhet të jenë krenar për gruan, Nënen dhe vajzen që patën. U prehtë në paqe shpirti saj i bardhë!”, ka shkruar krytarja Kusari-Lila në “Facebook”.
Ndryshe, Gjylgjyzare Karaxhija – Xharavina, ka lënë pas vetes bashkëshortin Fehmiun dhe vajzën Natyrën. Ajo ishte goditur nga një makinë në lëvizje ditën e enjte, teksa me biçikletë po shkonte në vendin e punës në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë./radiogjakova/










