Ndërtohet lapidarë për Dëshmorët e Tropojës
Janë mbi 20 shtetas të republikës së Shqipërisë, të zonës së Tropojes që kanë rënë dëshmorë me uniformen e UÇK-së në luftën e Kosovës. E edhe më shumë se kaq, kanë kontribuar edhe në periudhat e kaluara historike.
Por, përkundër kësaj sakrifice pothuajse asnjëherë nuk janë kujtuar e nderuar në menyrë institucionale në shtetin tonë. E në mungesë të përkujdesjes institucionale, një grup aktivistësh nga diaspora me vetorganizim kanë ndërmarrë iniciativën për ngritjen e një permendore, në nderim të këtyre dëshmorëve.
Gurthemeli i kësaj permendoreje është ngritur sot, ndërsa organizatorët kanë zgjedhur që lokacioni adekuat për këtë qëllim të jetë kufiri shqiptaro – shqiptar, në afërsi të pikës kufitare në Qafë Morinë.
Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, kryetari i bashkisë së Tropojes Besnik Dushaj ka thënë se me këtë akt, po nderohen të gjithë bijtë e bijat e Tropojës, që kanë dhënë kontribut për kombin shqiptar.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ish – komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Kosova i ka shumë borgj Tropojës, borgj të cilin vështirë se mund të ja paguaj ndonëjherë.
Ndryshe, për finanancimin e kësaj permendoreje kryesisht kanë ndihmuar shoqatat shqiptare të diasporës, të cilat pa hezituar kanë grumbulluar mjete edhe për qështje tjera, që kanë të bëjnë me vendlindjen.










