.
Published On: Sun, Sep 10th, 2017

Ndryshimi i temperaturave, mjekët: Bëni kujdes!

Share This
Tags

Epidemia e gripit që preku komunën e Gjakovës dhe të gjithë vendin vitin e kaluar, ka shtyer Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këshillojë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar tani edhe kur tempraturat ndryshojnë nga dita në ditë.

Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore që japin specialistët e mjekësisë familjare për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale.

Pemët dhe perimet janë në vend të parë dhe duhet që patjetër të konsumohen pasi përmbajnë vitamina që forcojnë sistemin imunitar.

Doktorët gjithashtu apelojnë tek qytetarët që të bëjnë një jetesë të shëndetshme, duhet të ushqehen mirë e të bëjnë ecje kur temperaturat e mundësojnë një gjë të tillë./radiogjakova/